Ndryshimi midis nje kontrate qiraje dhe nje kontrate huaperdorimi?

I nderuar z avokat,

Jemi nje familje me te ardhura shume te dobeta ekonomike dhe pa banese. Duam te bejme nje levizje nga nje njesi ne nje tjeter, por nuk dime a duhet ta bejme kontrate qiraje apo kontrate huaperdorimi dokumentin. Cfare te mirash ka secila nga kjo kontrate, flas vetem per interesin e familjes time?  dhe e dyta, ne nje kontrate qiraje 15.000 leke ne muaj, sa tatim duhet te paguaje pronari ne vit? Faleminderit.


Qytetari: E. B. Data: 5 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndryshimi midis nje kontrate qiraje dhe nje kontrate huaperdorimi?”

  1. Pershendetje. Kontrata e qirase dhe e huaperdorjes jane dy kontrata te ndryshme, qe kane si qellim dhenien e nje sendi per nje afat te caktuar, por kontrata e qirase eshte me shperblim (me pagese qe quhet pikerisht qira) dhe kontrata e huaperdorjes eshte pa shperblim. Pra zgjedhja midis dy kontratave nuk eshte ceshtje pershtatjeje, por si do te vendosni me pronarin e baneses. Ne rastin e kontrates se huaperdorjes pronari e jep sendin per nje afat, por nuk merr shperblimin mujor per kete gje.
    Per kontraten e qirase pronari paguan tatim ne burim, i cili ne Republiken e Shqiperise eshte 15%. Pra nese qiraja eshte 15.000 leke, atehere tatimi ne burim eshte 2250 leke ne muaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet