Ndryshimi i perberesve te gjendjes civile para vitit 2008

Pershendetje,

Perpara vitit 2008 nje familje dhe jo per raste papershtashmerie, a mund ta ndryshonte njekohesisht emrin dhe mbiemerin? Faleminderit


Qytetari: M. S. Data: 7 August , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshimi i perberesve te gjendjes civile para vitit 2008”

  1. 1

    Pershendetje. Perpara vitit 2008, ndryshimi i emrit dhe mbiemrit rregullohej nga ligji Nr.8950, dt.10.01.2002, “Per gjendjen civile”, neni Neni 37.
    Edhe ligji i asaj periudhe kerkonte ekzistencen e papershtatshmerise, per ndryshimin e emrit dhe te mbiemrit. Ne vijim gjen permbajtjen e dispozites perkatese.
    Ndryshimi i emrit dhe i mbiemrit
    1. Emri e mbiemri mund të ndryshojnë në rastet e përcaktuara në këtë ligj ose për shkaqe të arsyeshme. Nuk mund të ndryshojnë emri e mbiemri i një personi ndaj të cilit ka kallëzim ose ka nisur
    procedimi penal, deri në përfundimin e tij.
    2. Emri e mbiemri i madhorit mund të ndryshojnë vetëm me kërkesën e tij ose të subjekteve të përcaktuara në këtë ligj, për rastet e papërshtatshmërisë.
    3. Emri i personit mund të ndryshojë pas vdekjes, me kërkesë të personave që kanë atë emër përbërës të gjendjes së tyre civile, dhe që përfshihen në të njëjtën fletë familjare të regjistrit themeltar
    të zyrës së gjendjes civile të vendbanimit, vetëm për shkak të papërshtatshmërisë.
    4. Shërbimi përcakton emrat e papërshtatshëm në kuptimin e këtij ligji, duke marrë mendim
    paraprak nga institucione të specializuara. Emrat e vlerësuar të papërshtatshëm me vendim gjyqësor
    përfshihen drejtpërdrejt në përmbledhësen, që i vihet në dispozicion çdo zyre të gjendjes civile.
    5. Ndryshimi i emrit e i mbiemrit të prindit pasqyrohet te fëmija i mitur. Te fëmija madhor
    ndryshimi mund të bëhet me pëlqimin e tij, përveç rasteve të papërshtatshmërisë.
    6. Ndryshimi i emrit dhe i mbiemrit bëhet pas miratimit të kërkesës së shtetasit nga drejtuesi i zyrës së gjendjes civile, ku ka regjistrin themeltar. Në rubrikën e vërejtjeve të regjistrit themeltar mbahet procesverbali, ku pasqyrohet shkaku i ndryshimit, emri e mbiemri i ndryshuar dhe nënshkruhet nga nëpunësi i gjendjes civile, kërkuesi dhe të gjithë pjesëtarët madhorë të familjes, të cilët e kanë përbërës të tyre emrin ose mbiemrin e që pranojnë ndryshimin, si dhe drejtuesi i zyrës së gjendjes civile.
    7. Mbi bazën e procesverbalit ose vendimit gjyqësor, bëhen korrigjimet në fletën familjare për
    personat që kanë nënshkruar dhe për të miturit, ndërsa për pjesëtarët e tjerë madhorë vetëm pasi të
    kenë dhënë pëlqimin me shkrim, të nënshkruar, të procesverbalit, përveç rasteve të vendosura nga
    gjykata.
    8. Personat që e kanë përbërës emrin ose mbiemrin, por që janë familje më vete, bëjnë ndryshimin, me kërkesën e tyre ose kryesisht nga zyra e gjendjes civile, me procesverbal të veçantë në regjistrin përkatës, ndërsa në rastet e papërshtatshmërisë, janë të detyruar të pasqyrojnë ndryshimin brenda 1 muaji nga marrja dijeni.
    9. Përveç korrigjimeve të mësipërme, emrit dhe mbiemrit mund t’i bëhen përmirësime dhe korrigjime, që lidhen me ndryshime e saktësime të shkronjave të veçanta, si rezultat i gabimeve materiale të bëra gjatë hartimit apo transferimit të të dhënave. Këto ndryshime bëhen mbi bazën e kërkesës së personit të interesuar, bazuar në një nga dokumentet që vërtetojnë identitetin e të njëjtit person.
    10. Ndryshimet, korrigjimet dhe përmirësimet e bëra kryhen në zyrën ku ndodhet regjistri themeltar i gjendjes civile dhe i transmetohen zyrave të gjendjes civile ku janë regjistruar akti i lindjes dhe akti i martesës.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet