Ndryshimi i mbiemrit

Pershendetje!

Po ju shkruaj per nje rast problemi nga gjendja civile e Ura Vajgurore. Kam bere martesen me nje shqiptar ne France, por me nenshtetesi franceze. Kam marr librin e familjes, certifikate dhe aktin e marteses dhe desha te beja regjistrimin e marteses ne gjendje civilen ne Shqiperi dhe njekohesisht te beja edhe ndryshimin e mbiemrit, pra te merrja mbiemrin e bashkeshortit. Ne aktin e marteses ne France nuk te shkruajne qe pas martese une marr mbiemrin e bashkeshortit, por ne momentin qe marr leje qendrimin do kem mbiemrin tim dhe te tijen. Per kete arsye, duke qene se ne akt nuk shkruhet, kam marr nje vertetim nga Komuna e Lyon ne France qe pas marteses une deshiroj te mbaj mbiemrin e burrit dhe ky vertitim eshte me vule nga komuna dhe gjykata (vule Apostile). Gjendja civile e Ura Vajgurore nuk ma pranon duke me thene se perderisa ti nuk e ke ne aktin e marteses, nuk e pranojme vertetimin per ndryshim mbiemri . Ty thjesht do te te ndryshohet statusi, por jo mbiemri. Nuk po coj aktin per shpalljen e marteses sepse nuk me ndryshojne mbiemrin dhe i bie qe me vone te me shkoj procedure e gjate me avokat … po e bej kete gje sepse me ka humbur pasaporta pas marteses dhe dua te nxjerr pasaporten e re, ta marr ne konsulate Milano, se per momentin nuk vije dot personalisht ne Shqiperi se jam ne procesin e marrjes se leje qendrimit ne France. Cfare mund te beje per kete rast? Ju lutem me ndihmoni. Faleminderit,


Qytetari: E. S. Data: 5 February , 2021, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshimi i mbiemrit”

  1. Pershendetje
    Ligji Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per gjendjen civile” i ndryshuar, nuk lejon mbajten e dy mbiemrave per shtetasit shqiptar, te regjitruar ne gjendjen civile. Per kete arsye, Zyrat e Gjendjes Civile nuk mund ta kryejne nje procedure te tille pa percaaktuar se cilin mbiemer deshironi te mbani pas martese. Ne rastin e marteses, bashkeshortet duhet te zgjedhin te mbajne mbiemrat e tyre respektive ose mund te marrin mbiemrin e bashkeshortit/bashkeshortes. Ne rastin tuaj, ju duhet te paraqiteni prane Zyres se Gjendjes Civile ku keni vendbanimin tuaj, se bashku me Aktin e Marteses, Certifikaten Martesore, Certifikate Familjare/Personale (te perkthyera dhe te legalizuara), Vertetim Banimi etj, dhe te gjitha dokumentat e tjere, te nevojshme dhe te kerkuar nga nenpunesi i Gjendjes Civile, per te bere te te munduar regjitrimin e Aktit te Marteses dhe trankriptimin e te dhenave ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile.
    Legjislacioni shqiptar parashikon rastet e ndryshimi te mbiemrit te cilat jane: 1. per shkak te martese ne perputhje me Kodin e Familjes ; 2. Per shkak te papershtatshmerine ne perputhje me ligjin “Per gjendjen civile”.
    Duke qene se ju ndodheni ne kushtet e pikes 1 (si me siper), ju keshilloj te dergoni prane Zyres perkatese te gjendjes civile, nje kerkese ku ne mbeshtetje te nenit 57/1 dhe 57/2 te kerkoni ndryshimin e mbiemrit, pasi doni te mbani mbiemrin e bashkeshortit tuaj. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet