Ndryshimi i mbiemrit te te miturit

Pershendetje,

Jam ne procedura divorci me bashkeshortin. Me mirekuptim lenien per rritje dhe edukim te djalit do e marr une, por dua t’i ndryshoj edhe mbiemrin djalit duke i dhene mbiemrin tim. Femija eshte i mitur ne moshen 17 vjec. Kerkesa ne baze te nenit 3 te konventes se te drejtave te njeriut. A eshte e mundur ligjerisht t’ia ndryshoj mbiemrin? Faleminderit,


Qytetari: E. K. Data: 19 December , 2020, Kategoria: Familjare, Gjendja civile.

One response to “Ndryshimi i mbiemrit te te miturit”

  1. Përshëndetje! Ligji Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për Gjendjen Civile” (I përditësuar), përcakton se:
    Mbiemri mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme:
    a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes;
    b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të ligjit të sipër cituar.
    Në rastin tuaj, Neni 52 I Kodit të Familjes parashikon se : “Fëmija merr mbiemrin e përbashkët të prindërve. Kur prindërit kanë mbiemra të ndryshëm, të gjithë fëmijët mbajnë një mbiemër, atë që do të vendosin prindërit me marrëveshje. Kur marrëveshja nuk arrihet, fëmijët mbajnë mbiemrin e të atit.”
    Sipas Kodit te Familjes, përcaktimi i mbiemrit behet në momentin e regjistrimit të fëmijës, por ju mund t’i kërkoni gjykatës me marrëveshje të përbashkët, që fëmija të marre mbiemrin tuaj. Në rast se ju nuk arrini marrëveshjen me të atin, atehere fëmija mban mbiemrin e të atit.
    Përsa I përket Nenit 3 të Konventës Europiane për të Drejtat E Njeriut, i cili përcakton se “Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose degraduese”, nuk ka lidhje me ndryshimin e mbiemrit të fëmijës. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet