Ndryshimi i mbiemrit si pasoje e divorcit

Pershendetje

Jam ne proces divorci, por ne lidhjen e marteses kam qene une qe kam ndryshuar mbiemrin (pra kam marre mbiemrin e bashkeshortes). Procesin e ka nisur bashkeshortja. Me zgjidhjen e marteses kerkoj qe te mbaj serish mbiemrin e ndryshuar (mbiemrin e marteses). Ne rast se asnje nga palet nuk ka pretendime, me zgjidhjen e marteses a do te me ndryshohet automatikisht mbiemri apo jo? Une dua qe te mbaj mbiemrin e ndryshuar. Cfare duhet te bej per kete? Faleminderit.


Qytetari: E. R. Data: 27 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndryshimi i mbiemrit si pasoje e divorcit”

  1. Pershendetje

    Ne nenin 146 te Kodit te Familjes percaktohet: “Bashkëshorti që me lidhjen e martesës ka ndryshuar mbiemrin e tij, pas zgjidhjes së martesës merr mbiemrin që ka pasur para lidhjes së martesës. Gjykata, me kërkesën e bashkëshortit dhe kur është në interes të tij ose të fëmijëve, mund të lejojë që ai të mbajë mbiemrin që ka marrë me lidhjen e martesës”.

    Nese ju deshironi te mbani mbiemrin qe keni marre me lidhjen e marteses, kete duhet ta kerkoni perpara gjykates gjate procesit per zgjidhjen e marteses, duke argumentuar se pse kjo eshte ne interesin tuaj. Eshte Gjykata ajo qe vendos nese ju mund ta mbani mbiemrin e ish-bashkeshorites ose jo, pas zgjidhjes se marteses. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet