Ndryshimi i mbiemrit pas regjistrimit te aktit te marteses

Pershendetje,

Kam bere martesen ne Mbreterine e Bashkuar dhe kur bera regjistrimin e marteses ne Shqiperi, punonjesja e gjendjes civile nuk pranoi te ndryshonte mbiemrin, pasi e donte te shkruar ne certifikaten e marteses qe “dua te marr mbiemrin e bashkeshortit”. Ketu ne UK nuk shkruhet ne certifikate martese, nese do ose jo te ndryshosh mbiemrin. Doja te dija nese mund ta ndryshoj mbiemrin tani, pasi eshte bere regjistrimi i marteses ne GjC dhe cfare procedure duhet te ndiqet ju lutem? A ka ndonje procedure administrative pa shkuar ne gjyq? Faleminderit


Qytetari: E. K. Data: 8 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndryshimi i mbiemrit pas regjistrimit te aktit te marteses”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ligji per gjendjen civile parashikon dy raste te ndryshimit te mbiemrit, per arsyet e parashikuara nga Kodi i Familjes, ne rastin tuaj martesa dhe kur kerkohet nga vete personi. Cdo person ka te drejte te kerkoje ndryshimin e mbiemrit te tij, vetem nje here, por kur ka arsye papershtatshmerie, pra kur behet fjale per mbiemra fyes, racist, qesharak, etj., qe nuk eshte rasti juaj. Ne rastin tuaj regjistrimi duhet te ishte bere qe ne momentin e regjistrimit te marteses prane gjendjes civile. Megjithate, ju mund te beni nje kerkese mbeshtetur mbi nenin 57/1 dhe 57/2 (ketu gjeni listen e dokumentacionit te nevojshem) te ligjit per gjendjen civile, duke kerkuar ndryshimin e mbiemrit per shkak se doni te mbani mbiemrin e bashkeshortit.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet