Ndryshimi i mbiemrit pas martese, kalimi kufitar

Pershendetje, jam ne proçes gjyqi per zgjidhjen e marteses dhe gjykimi eshte ne gjykaten e Apelit dhe gjyqin e kam ne fund te dhjetorit. Pyetja ime eshte nqs iki jashte dhe qendroj 2 muaj jashte shtetit, nderkohe ketu ne Shqiperi ndryshohet mbiemri, nga mbiemri i ish burrit ne mbiemrin tim, a rrezikoj ndonje gje, pasi pasaporten e kam ne mbiemrin e ish burrit dhe mbase kur te vi ne Shqiperi mund te kete mosperputhjesh mbiemrash? Faleminderit,


Qytetari: H. T. Data: 3 December , 2019, Kategoria: Gjendja civile, Levizje jashte vendit.

One response to “Ndryshimi i mbiemrit pas martese, kalimi kufitar”

  1. 1

    Ju mund të largoheni jashtë shtetit dhe nuk ka asnjë problem juridik. Kur vendimi i gjykatës të marrë formë të prerë i dërgohet me postë zyrës së gjendjes civile përkatëse. Zyra e gjendjes civile nuk i ndryshon të dhënat vetëm në regjistrat e saj, por nuk e ndryshon mbiemrin në kartën e identitetit dhe pasaportë pa kërkesën tënde. pra, kur të vish përsëri në Shqipëri mund të bësh ndryshimet në pasaportë dhe kartë identiteti.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet