Ndryshimi i mases se sigurimit. Si duhet te veprojme?

Bashkeshorti im ndodhet ne paraburgim ne Dr dhe gjykata e shkalles se pare ia refuzoi ndryshimin e mases nga “arrest me burg” ne “arrest shtepie ose detyrim paraqitje”  me justifikimin se paraqet rrezikshmeri te larte, pasi akuzohet per veprat penale “vrasje ne rrethana cilesuese mbetur ne tentative” dhe “armembajtja pa leje”.  Une zoteroj nje deklarate noteriale qe pala e demtuar e fal dhe deklaron qe nuk ka qelluar per t’i vrare dhe nuk jane ndodhur aty kur qelloi, vec se shkaterroi pronen per xhelozi biznesi. Gjithashtu im shoq u vetedorezua ne polici.  Atehere si qenka i rrezikshem kur ai shkoi vete aty ? Hetimet jane mbyllur dhe nuk eshte marre nje vendim i formes se prere. Kemi kerkuar apelim te mases ne fuqi, por shpresa nuk kemi. Cfare mund te bejme ne lidhje me kete rast ju lutem? Si duhet te veprojme? Faleminderit,


Qytetari: G. B. Data: 22 April , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Ndryshimi i mases se sigurimit. Si duhet te veprojme?”

  1. Pershendetje,

    Ne lidhje me shqetesimin tuaj, per caktimin e mases se sigurimit, ju bejme me dije se kjo ceshtje eshte kompetence ekskluzive e juridiksionit gjyqesor (gjykates). Nese gjykata ka caktuar masen “arrest me burg”, ju mund te apeloni vendimin prane Gjykates se Apelit, duke parashtruar te gjitha pretendimet tuaja dhe duke kerkuar caktimin e nje mase me te lehte. Faleminderit,

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet