Ndryshimi i emrit

Pershendetje,

Doja t’ju shtroja nje pyetje ne lidhje me ndryshimin e emrit. Kam 7 vite qe shkoj neper zyrat e gjendjes civile dhe me tej duke kerkuar te ndryshoj emrin, pasi eshte i papershtatshem dhe me ka hapur probleme ne lidhje me jeten sociale dhe psikologjike. Nuk e kam ndryshuar asnjehere me perpara dhe doja te dija cdo procedure ekzakte duhet te ndjek sipas ligjit ne fuqi? Faleminderit


Qytetari: N. K. Data: 22 October , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshimi i emrit”

  1. 1

    Pershendetje,

    Kerkesa per ndryshimin e emrit behet nga vete personi personalisht dhe paraqitet në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret. Ne rastin tuaj kjo kerkese do lidhet me shkaqe papërshtatshmërie, qe eshte nje shkak ligjor per ndryshimin e mbiemrit.

    Kërkesa prane ZGJC duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo
    mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Ne rast te refuzimit per te ndryshuar emrin prane ZGJC, ju mund ti drejtoheni gjykates per te vendosur ne lidhje me kerkesen tuaj per ndryshim emri.

    Emri nuk mund te ndryshohet në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet