Ndryshimi i emrit

Jam nje qytetar nga Fieri dhe jam i interesuar qe te ndryshoj emrin tim nuk kam asnje problem. Jam 21 vjec dhe ne gjendje pune. Dua te di pas nderrimit te emrit tim me duhet qe karten indetitetit pasaporten dhe patenten ti paguaj perseri nga e para apo vetem aplikimin?
Faleminderit


Qytetari: H. H. Data: 8 February , 2021, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshimi i emrit”

  1. 1

    Përshëndetje! Neni 57 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “PËR GJENDJEN CIVILE” (I përditësuar), parashikon se:
    “2. Emri mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme: a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes, në rastin e birësimit; b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji, brenda 1 viti nga mbushja e moshës madhore, dhe vetëm një herë, si dhe sipas nenit 45 të këtij ligji.”
    Sa më sipër, vlersoj se në rast se nuk plotësoni një nga rastet që ligji parashikon për ndryshimin e emrit, ju nuk mund ta ndryshoni atë.
    Nëse ju plotësoni një nga rastet dhe ndryshoni emrin, për t’u pajisur me pasaporte dhe kartë identiteti, ju duhet të kryeni të gjitha procedurat nga fillimi, gjithashtu edhe pagesat. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet