Ndryshimi i emrit

Dua te heq vetëm një shkronje te emrit, vetëm shkronjen e fundit. Mosha aktuale 24. Me duket i papërshtatshëm, fyes nga shoqeria. Si duhet te veproj? Faleminderit,


Qytetari: S. M. Data: 14 November , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshimi i emrit”

  1. Përshëndetje! Çdo shtetas mund të kërkojë ndryshimin e emrit pranë zyrës së gjendjes civile ku ka vendbanimin. Kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit/mbiemrit dhe emrin/mbiemrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse.
    Kërkesa për ndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.
    Ministri përgjegjës për gjendjen civile parashikon me udhëzim rregullat lidhur me përcaktueshmërinë e emrave/mbiemrave që konsiderohen të papërshtatshëm, si dhe listën me emra dhe mbiemra të personave që kanë rëndësi historike, familjeve të shquara në shkallë kombëtare apo të mirënjohura në bashkinë/komunën ku ka vendbanimin kërkuesi, së bashku me një listë, pasi merr paraprakisht mendimin e institucioneve të specializuara. Ky udhëzim është i detyrueshëm për zbatim nga zyrat e gjendjes civile, si dhe çdo organ tjetër shtetëror.
    Sa më sipër, në rastin tuaj është zyra e gjëndjes civile ku keni vendbanimin e cila vendos ne lidhje me papërshtashmërine e emrit tuaj.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet