Ndryshimi i emrave te prinderve nga gjendja civile

Pershendetje!
Une jam nje shtetase shqiptare dhe kandadeze. Jetoj ne Kanada prej 20 vjetesh. Ne rregjistrin elektronik te gjendjes civile, emri i babait dhe nenes time jane ndryshuar, gje qe me heq te drejten time si qytetare shqiptare me banim jashte qe te marr informacionet qe me nevojiten. Emri i babait nga Aleko eshte bere Aliko, dhe emri i nenes nga Enrieta eshte bere Enriketa. Kush mban pergjegjesi per kete falsifikim dhe ku mund te drejtohem? Faleminderit


Qytetari: M. X. Data: 15 February , 2021, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshimi i emrave te prinderve nga gjendja civile”

  1. Pershendetje,

    Çdo person, që ka interes për të korrigjuar të dhënat e pasqyruara në fletën e tij të gjendjes civile, për shkak të një gabimi të provuar material, të bërë gjatë transkriptimit të akteve të gjendjes civile, mund të paraqesë kërkesë pranë zyrës së gjendjes civile ku ka vendbanimin.

    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a)  kopje të aktit të lindjes;
    b)  çdo dokument tjetër që provon gabimin.

    Në rast se zyra e gjendjes Civile refuzon dhe nuk ben ndryshimin e te dhenave sipas kerkeses suaj, atehere ju mund t’i drejtoheni Gjykates me kerkese per ndryshimin (korigjimin) e te dhenave personale te rregjistruara ne ZGjC. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet