Ndryshimi i avokates se caktuar nga gjykata- ndihma juridike falas

Pershendetje,

Kam perfituar ndihme dytesore falas dhe perjashtim nga tarifat e gjykates. Nese une i bej nje kerkese me shkrim Ministrise se Drejtesise, Drejtorise se Ndihmes Juridike Falas qe te ma zevendesoje kete avokaten e caktuar nga Gjykata dhe te me ofrohet nje avokat/e nga Tirana, pra nje nga avokatet e Klinikave te Ligjit apo avokatet e platformes juristionline, a eshte e mundur?

Faleminderit


Qytetari: S. .. Data: 24 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndryshimi i avokates se caktuar nga gjykata- ndihma juridike falas”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Avokati i caktuar zëvendësohet nga një avokat tjetër, nga lista e avokatëve që ofrojnë shërbimet e
    ndihmës juridike dytësore, vetëm në rast se konstatohet një konflikt interesi midis jush dhe avokatit.
    Ne rast se keni konstatuar sjellje joprofesionale; sherbime te papershtatshme nga ana e avokati tuaj apo mosofrimin në mënyrën e duhur te shërbimeve të ndihmës juridike, ne baze te dispozitave te Ligjit nr. 55/2018 “Per profesionin e avokatit ne RSH”, ju mund t’i drejtoheni me kerkese/ankese Dhomes Kombetare te Avokatise.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet