Ndryshimi germave

Pershendetje! Po lexoja ne pergjigjet tuaja qe nje ligj lejon ndryshimin e nje germe ne emer! Pra une mund ta ndryshoj nje germe ne emer nqs nuk me pelqen emri? Faleminderit


Qytetari: I. K. Data: 10 February , 2021, Kategoria: Gjendja civile.

2 responses to “Ndryshimi germave”

  1. Përshëndetje! Përsa I përket ndryshimit të një gërme, I jemi referuar Nenit 57/7 të Ligjit Nr.10 129, datë 11.5.2009 “Për Gjendjen Civile” (I përditësuar), I cili përcakton se:
    “Çdo person, që ka interes për të korrigjuar emrin/mbiemrin e vet, për shkak të një gabimi të provuar material, të bërë gjatë transkriptimit të akteve të gjendjes civile, mund të paraqesë kërkesë pranë zyrës së gjendjes civile ku ka vendbanimin.”
    Pra sa më sipër, ndryshimi I një gërme që ju referoni, mund të bëhet vetëm kur provhet që, është një gabim material, I cili është bërë gjatë transkriptimit të akteve të gjëndjes civile. Faleminderit

  2. Pershendetje,

    Ne nenin 57 te ligjit per “Per Gjendjen Civile”, parashikohen rastet e ndryshimit te emrit/mbiemrit. Sipas kesaj dispozite te ligjit, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane taksative:
    1) papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emrave te papapershtatshem); dhe 2) korrigjimi i gabimeve.
    Pra, nese ndryshimi/shtimi i shkronjes se pretenduar eshte si pasoje e gabimit ne rregjistrim (transkriptim) te emrit nga Zyra e Gjendjes Civile, atehere mund te kerkoni te korrigoni gabimin.
    Ne te kundert, vleresojme se kerkesa juaj nuk ploteson kriteret ligjore per t’u pranuar.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet