Ndryshimi emrit dhe mbiemrit

Pershendetje,

Jetoj ne Greqi dhe ne moshen mbi 18 vjec me ka adoptuar nje shtetas Grek. Une jam edhe shtetas Grek dhe procedura e adoptimit u krye nga gjykata duke paraqitur pashaporten greke. Vendimi i gjykates ishte pozitiv, por nga zyra e regjistrimit ne Greqi nuk pranohet ndryshimi i mbiemrit, nese nuk ndryshohet mbiemri qe kam ne Shqiperi. Cilat jane procedurat qe duhet te ndjek ne Shqiperi per ndryshim emri dhe mbiemri? Faleminderit


Qytetari: A. B. Data: 10 December , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshimi emrit dhe mbiemrit”

  1. Pershendetje! Ligji Nr. 10 129, date 11.5.2009 “PER GJENDJEN CIVILE” (I perditesuar) percakton rastet e ndryshimit te emrit dhe mbiemri, si me poshte:
    1. Mbiemri mund te ndryshoje vetem ne rastet e meposhtme:
    a) sipas rasteve te parashikuara ne Kodin e Familjes;
    b) me kerkese te personit te interesuar, sipas procedures se parashikuar ne nenet 57/1 deri ne 57/10 te ketij ligji.
    2. Emri mund te ndryshoje vetem ne rastet e meposhtme:
    a) sipas rasteve te parashikuara ne Kodin e Familjes, ne rastin e biresimit;
    b) me kerkese te personit te interesuar, sipas procedures se parashikuar ne nenet 57/1 deri ne 57/10 te ketij ligji, brenda 1 viti nga mbushja e moshes madhore, dhe vetem nje here, si dhe sipas nenit 45 te ketij ligji.
    Ne rastin tuaj, Neni 260 te Kodit te Familjes rregullon atesine ,memesine dhe mbiemrin e te biresuarit:
    “I biresuari merr mbiemrin e biresuesit dhe ne rast te biresimit nga te dy bashkeshortet, mbiemrin e perbashket te tyre; ne qofte se ata kane mbiemra te ndryshem vendosin me marreveshje se cilin mbiemer do te mbaje i biresuari; ne rast mosmarreveshjeje femija merr mbiemrin e te atit.
    Me kerkese te biresuesit ose te biresuesve, gjykata mund te ndryshoje emrin e te biresuarit. I biresuari merr per emer nene dhe ati ate te biresuesit ose biresuesve te tij.”
    Pra, ne rastin tuaj ne baze te vendimit te biresimit, ju mund te kerkoni ndryshimin e mbiemrit. Per te perdorur si shkak ndryshimi te emrit dhe mbiemrit, vendimin e gjykates se shtetit grek, ju duhet me pare te beni njohjen e vendimit ne Gjykaten e Apelit Tirane, sipas nenit 393 e vijues te Kodit te Procedures Civile. Per kete do ju duhet asistenca e nje avokati,
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet