Ndryshim ose rregullim emri te femijes

Pershendetje,

A mund te bej nje rregullim te emrit te femijes vetem dy shkronjat e fundit, pasi duket i papershtatshem ose t’ia nderroj emrin? Nese jo, a mund t’i shtoj nje emer tjeter….femija eshte vetem 3 muajshe? Faleminderit,


Qytetari: S. G. Data: 7 February , 2021, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshim ose rregullim emri te femijes”

  1. 1

    Përshëndetje! Neni 57 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “PËR GJENDJEN CIVILE” (I përditësuar) parashikon mundësinë e ndryshimit të emrit, si më poshtë:
    “ 2. Emri mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme: a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes, në rastin e birësimit; b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji, brenda 1 viti nga mbushja e moshës madhore, dhe vetëm një herë, si dhe sipas nenit 45 të këtij ligji.”
    Sa më sipër, vlersoj se mundësia për të ndryshuar emrin e vajzës suaj është brenda 1 viti nga mbushja e moshës madhore. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet