Ndryshim ne pozicionin e punes.

Nga Sekretari/Arkiv, para disa muajsh, punedhenesi ma kalo vetem Arkiv. A lejohet kjo gje, duke qene se Sekretari/Arkiv eshte nje pozicion i vetem?
Faleminderit!


Qytetari: J. H. Data: 23 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndryshim ne pozicionin e punes.”

  1. Pershendetje

    Situata e parashtruar ne pyetjen tuaj nuk eshte shume e qarte, nese ka ndryshuar struktura e organizimit ose jo ne subjektin ku ju punoni.

    Ne parim, kontrata e punës është veprim juridik i dyanshëm (neni 12 i Kodit të Punës) që lidhet me vullnetin e lirë të dy palëve. Edhe ndryshimi i kontratës së punës (elementet e saj- ndryshimi i pozicionit te punes) bëhet në të njëjtën mënyrë, në mënyrë konsensuale, me marrëveshjen dhe pëlqimin e dhënë mes palëve sipas ligjit (neni 21 pika 1).
    Pavarësisht se mund të ekzistojnë rrethana të justifikuara si ristrukturimi, etj., Kodi ynë i Punës, nuk i njeh shtetit dhe punëdhënësve asnjë të drejtë të “transferojnë“ punëmarrësit në punë e detyra të tjera në mënyrë të njëanshme, qoftë edhe brenda të njëjtit subjekt, nëse nuk ka dakordësi paraprake nga të dy palët përsa i përket pranimit ose jo nga punëmarrësi të ndryshimit të kushteve të kontratës së punës që vijnë për shkak të ristrukturimit.
    Është në çmimin dhe njëkohësisht në riskun, si të punëdhënësit ashtu edhe të punëmarrësit, të vlerësojnë sjelljen e tyre, përkatësisht, në rast të nevojës për ristrukturim, si edhe të interesit për të pranuar ose jo ndryshimin e kontratës së punës që vjen nga ky ristrukturim. Nëse nga ristrukturimi rrjedh suprimimi apo ndryshimi i pozicionit dhe përshkrimit të punës së punëmarrësit, punëdhënësi ka vetëm dy alternativa. Së pari, t’i ofrojë punëmarrësit një kontratë të re apo të ndryshuar pune sipas pozicionit dhe përshkrimit përkatës të ri të punës. Në këtë rast palët nuk mund t’i imponohen njëra-tjetrës, as punëdhënësit për të mbajtur pozicionin e punës dhe as punëmarrësit për të pranuar “transferimin” në pozicion tjetër pune. Por, të dy palët, kanë të drejtën t’i propozojnë njëra tjetrës ndryshimin apo lidhjen e kontratës së re të punës dhe, nëse nuk bien dakord, vjen “pushimi” nga puna i punëmarrësit, pra marrëdhënia ekzistuese punës quhet e përfunduar.

    Per ta bere me te kuptueshme per ju, ne kushtet kur kemi te bejme me shkrirjen e nje pozicioni pune qe perfshin Sekretari/Arkiv, duke u krijuar dy pozicione te vecanta pune, atehere punedhenesi, vetem me dakortesine dhe pelqimin tuaj, mund te beje ndryshimin e pozicionit te punes nga Sekretari/Arkiv ne Arkiv. Ne rast se ju nuk pranoni ndryshimin e pozicionit dhe pozicioni i meparshem i punes nuk ekziston me ne strukturen organike te subjektit punedhenes, atehere ju mbeteni ne kushtet e zgjidhjes se marredhenies se punes.

    Nese situata juaj konkrete eshte ndryshe nga sa parashtrohet me siper, jeni te lutur te telefononi falas ne numrin jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00, ku te sqaroni me ne detaje situaten tuaj, si dhe te merrni konsulencen perkatese ligjore. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet