Ndryshim mbiemri

Desha te shtroja 1 pyetje per ceshtjen e ndryshimit te mbiemrit. Une kam bere nje martese jashte Shqiperise.  Kur kam bere martesen kam mbajtur mbiemrin tim te vajzerise. Tani pas 4 vjetesh une kam marr mbiemrin e burrit ketu ku jetoj. Problemi eshte se ne Shqiperi nuk ma njohin mbiemrin e ri. Kam cuar edhe dokumentet e nevojshme dhe me thone se nuk lejohet te nderrohet mbiemri. Une mbiemrin e burrit dua qe te marr, nuk po marr ndonje mbiemer tjeter.  Si ka mundesi? Cfare me keshilloni? Ju falenderoj,


Qytetari: R. T. Data: 8 July , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshim mbiemri”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Ne radhe te pare, ju duhet te beni regjistrimin e marteses se kryer ne vendim e huaj, duke paraqitur dokumentacionin e nevojshme prane zyrave te gjendjes civile ketu ne Shqiperi. Legjislacioni shqiptar parashikon rastet e ndryshimi te mbiemrit te cilat jane: 1. per shkak te martese ne perputhje me Kodin e Familjes ; 2. Per shkak te papershtatshmerine ne perputhje me ligjin “Per gjendjen civile”.
    Duke qene se ju ndodheni ne kushtet e pikes 1 ju keshilloj te dergoni prane Zyres perkatese te gjendjes civile, nje kerkese ku ne mbeshtetje te nenit 57/1 dhe 57/2 te kerkoni ndryshimin e mbiemrit pasi doni te mbani mbiemrin e bashkeshortit tuaj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet