Ndryshim mbiemri pas martese

Pershendetje! Te premten qe kaloi bera kurorezimin e marteses me nje shtetas gjerman (vendbanimi yne eshte po ashtu gjermania). Gjate kurorezimit kam rene dakort qe te marr mbiemrin e burrit, tashme problemi eshte qe cdo dokument duhet te ndryshohet ne mbiemrin perkates, kam bere aplikim te portali e-albania, doja te dija nese eshte e nevojshme te bej dicka tjeter apo duhet te pres fillimisht pergjigjen nga portali? Faleminderit !


Qytetari: S. S. Data: 21 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndryshim mbiemri pas martese”

  1. 1

    Pershendetje
    Pershendetje. Pasaporta eshte e drejte dhe jo detyrim. Kjo do te thote qe nuk ka ndonje afat se kur duhet te aplikoni per nje pasaporte me te dhena te ndryshuara.
    Ajo qe eshte e rendesishme, eshte qe ju pasi te beni celebrimin e marteses jashte vendit, te beni regjistrimin e saj prane Zyres se Gjendjes Civile ne Shqiperi. Vetem pasi te behet ky regjistrim, ju do te mund te pajiseni me pasaporten e re, me mbiemrin e bashkeshortit.
    Pas lidhjes së martesës në shtetin e huaj, dokumenti i martesës (certifikatë martese /ekstrakt akt martese) i legalizuar, përcillet për regjistrim në shërbimin e gjendjes civile në Shqipëri në zyrën e gjendjes civile, ku bashkëshorti shqiptar ka vendbanimin.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet