Ndryshim mbiemri

Pershendetje,

Jam 18 vjec. Prinderit jane te divorcuar. A mundet te marr une mbiemrin e mamase time? Cfare pasojash sjell kjo gje? Deri ne cfare moshe mund ta ndryshoj mbiemrin? Ka afate per kete? Nuk dua ta ndryshoj mbiemrin deri ne tetor per arsye se jam maturant e sistemi mund te me sjell pasoja. Ne gusht mbush 19 vjec. Faleminderit


Qytetari: B. H. Data: 10 February , 2021, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshim mbiemri”

  1. Pershendetje.

    Me përjashtim të rastit të korrigjimit të mbiemrit, çdo shtetas mund të kërkojë ndryshimin e mbiemrit pranë zyrës së gjendjes civile ku ka vendbanimin. Kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të mbiemrit dhe mbiemrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Kërkesa për ndryshimin e mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.

    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Nuk lejohet ndryshimi i mbiemrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile.
    Rastet kur ndalohet ndryshimi i emrit dhe mbiemrit
    Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga nje shtet tjeter.

    Ne lidhje me pasojat, me ndryshimin e mbiemrit ju do te jeni i detyruar te ndryshoni mjetet tuaja te identifikimit (te pajiseni me dokumentet me mbiemrin e ri), sic eshte karta e identitetit ose pasaporte. Fakti qe ju mund te ndryshoni mbiemrin nuk sjell asnje pasoje ne lidhje me shkollen, pasi cdo ndryshim reflektohet direkt ne sistem.

    Nese keni ndonje paqartesi ose pyetje per sa me siper, mund te telefononi ne Nr. Jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet