Ndryshim mbiemri

Mirëdita!
Jam e martuar, por gjatë celebrimit mbajta mbiemrin e vajzërisë për efekt dokumentash. Tani dua t’a ndryshoj mbiemrin, të marr mbiemrin e bashkëshortit. Çfarë dokumentash duhet të paraqes pranë Zyrës së Gjendjes Civile? Sa është tarifa që duhet të paguaj? Mbiemri im i vajzërisë mund të cilësohet edhe si fjalë e papërshtatshme. Faleminderit.


Qytetari: E. O. Data: 18 September , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshim mbiemri”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ligji per gjendjen civile parashikon dy raste te ndryshimit te mbiemrit:
    1) per arsyet e parashikuara nga Kodi i Familjes, ne rastin tuaj martesa dhe;
    2) kur kerkohet nga vete personi.

    Cdo person ka te drejte te kerkoje ndryshimin e mbiemrit te tij, vetem nje here, por kur ka arsye papershtatshmerie, pra kur behet fjale per mbiemra fyes, racist, qesharak, etj., qe nuk eshte rasti juaj. Ne rastin tuaj regjistrimi duhet te ishte bere qe ne momentin e regjistrimit te marteses prane gjendjes civile.
    Megjithate, ju mund te beni nje kerkese per ndryshim mbiemri, mbeshtetur ne nenin 57/1 dhe 57/2 (ketu gjeni listen e dokumentacionit te nevojshem) te ligjit per gjendjen civile (te perditesuar), duke kerkuar ndryshimin e mbiemrit per shkak se doni te mbani mbiemrin e bashkeshortit.

    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet