Ndryshim mbiemri.

Pershendetje.
Jam e interesuar te pyes ne lidhje me ndryshimin e mbiemrit. Dua te kryej celebrimin, por dua te mbaj mbiemrin e vajzerise. Me vone, a mund ta ndryshoj mbiemrin edhe te marr mbiemrin e bashkeshortit?!
Si dhe, nese dua te mbaj dy mbiemra, edhe te vajzerise edhe te bashkeshortit, do te bej ndryshime ne ID apo dokumente te tjera?!
Faleminderit.


Qytetari: E. O. Data: 24 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndryshim mbiemri.”

  1. Pershendetje

    Ne momentin e celebrimit ju mund te zgjidhni te mbani njerin nga mbiemrat qe deshironi, pra tuajin ose te bashkeshortit tuaj. Legjislacioni shqiptar nuk parashikon mundesine e mbajtjes se te dy mbiemrave, ndaj duhet te zgjidhni vetem njerin.
    Ligji per gjendjen civile parashikon mundesine e ndryshimit te mbiemrit vetem nje here dhe vetem per shkaqe papershtatshmerie (sipas perkatimeve ne lidgj lidhur me emrat dhe mbiemrat e papershtatshem).
    Nese ju vendosni te mbani mbiemrin tuaj atehere, nuk eshte e nevojshme te ndryshoni dokumentat e identitfikimit. Nese ju mbani mbiemri e bashkeshortit, ju duhet te ndryshoni dokumentat tuaja te identitifikimit (ID, pasaporte)

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet