Ndryshim mbiemri

Pershendetje!
Une jam shqiptare, aktualisht me banim jashte. Jam e divorcuar dhe per efekt dokumentesh ne shtetin e huaj mbas divorcit kam mbajtur mbiemrin e ish-bashkeshortit .Cfare duhet te bej per te rimarre mbiemrin e vajzerise? Une jetoj ne USA. Faleminderit,


Qytetari: F. T. Data: 20 August , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshim mbiemri”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ju duhet te depozitoni per rregjistrim prane zyres se gjendjes civile vendimin e gjykates per zgjidhjes e marteses. Nje nga pasojat e rregjistrimit te vendimit te zgjidhjes se marteses eshte edhe pushimi i se drejtes per te perdorur mbiemrin e ish-bashkeshortit.
    Ne rast se ruajtja (perdorimi) i mbiemrit te ish-bashkeshortit pas zgjidhjes se marteses, ju eshte njohur ne baze te vendimit gjyqesor te zgjidhjes se marteses (divorcit), atehere, krahas rregjistrimit te vendimit te divorcit, duhet te beni kerkese prane zyres se gjendjes civile edhe per ndryshim mbiemri. Kete kerkese per ndryshim mbiemri mund ta beni vetem 1 here sipas percaktimeve te nenit 57 te ligjit “Per Gjendjen civile”, i ndryshuar.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet