Ndryshim mbiemri

Pershendetje! Iu falenderoj per pergjigjen tuaj. Atehere informacionin e kam qe duhet ta kisha zgjedhur qe ne fillim se cilin mbiemer te mbaja. Por pyetja ime qendron kam te drejte une ta ndryshoj mbiemrin serisht?! Une me mjetin e identifikimit te vjeter ( i cili eshte me mbiemrin e vajzerise) kam bere rregjistrime per diplomen e masterit per licensen e ushtrimit te prifesionit tek sigurimet shoqerore jam me mbiemrin tim. A mund ta rikthej serisht mbiemrin ? Apo do kem penalizim (gjoba) qe kam perdorur te njejtin mjet ID qe kam pasur per te gjitha dokumentat ligjore qofte ne pune apo studime?! Cfare duhet te bej?!
Faleminderit!


Qytetari: E. M. Data: 11 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndryshim mbiemri”

  1. 2

    Pershendetje,

    Me ndryshimet qe ka pesuar ligji nr. 10129, date 11.05.2009 “Per Gjendjen Civile”, cdo shtetas ka të drejtë të ndryshojë emrin ose mbiemrin, jo më shumë se një herë, me përjashtim të rasteve kur shtetasi kërkon të rimarrë emrin ose mbiemrin e rregjistruar në aktin e lindjes. Ne baze te kesaj dispozite ligjore, vleresojme se kerkesa juaj duhet te kete per objekt ndryshimin e mbiemrit permes rimarrjes se mbiemrit te vajzerise (para martese) dhe duhet te paraqitet, se bashku me dokumentacionin e kerkuar, ne Zyrën e Gjëndjes Civile, ku figuroni e rregjistruar.

    Dokumentat për ndërrim emri, mbiemri:
    * kërkesë me shkrim;
    * vërtetim nga prokuroria;
    * vërtetim nga gjykata;
    * çertifikatë lindje me foto;
    Taksa për këtë shërbim është 1000 lekë.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet