Ndryshim mbiemri

Pershendetje!

Une dua te rinovoj mjetet e identifikimit. Duke qene se jam e celebruar mjetet e identifikimit jane ne mbiemrin tim (para martese). Une dua qe serish kur t’i rinovoj te mos ndryshoj mbiemrin (dmth te mbaj serish mbiemrin tim). Shkova dhe u interesova prane gjendjes civile dhe me thane qe nuk lejohet. Si duhet te veproj?! Faleminderit


Qytetari: E. M. Data: 10 August , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshim mbiemri”

  1. 1

    Pershendetje,
    Ne momentin qe jeni celebruar (ne daten e lidhjes se marteses), ju keni patur te drejte te zgjidhni se cilin mbiemer deshironi te mbani, mbiemrin tuaj apo ate te bashkeshortit tuaj (neni 51 i Kodit te Familjes). Nese ju keni marre mbiemrin e bashkeshortit, atehere mjetet tuaja te identifikimit duhet te jene me mbiemrin e bashkeshortit tuaj. Gjate marteses bashkeshortet kane detyrimin ligjor, te mbajne ate mbiemer te cilin kane zgjedhur ne daten e lidhjes se marteses. Cdo zgjedhje tjeter eshte vecse empirike, te cilat jo vetem qe nuk sjellin asne pasoje ligjore, por mund te cojne ne nje perfundim te gabuar mbi identifikimin dhe invididualizimin tuaj si subjekt. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet