Ndryshim mbiemri

Përshëndetje,

Une jam shqiptare kurse burri im suedez. Jetojmë të dy në Gjermani dhe tani ne tetor jemi martuar në Danimarkë. Sa i përket mbiemrit, në Danimarkë nuk na pyetën për te ndryshuar mbiemrin, thjesht firmosem dhe morem certifikaten e marteses (keshtu eshte ligji ne Danimarke). Ne duam te regjistrojme martesen në Shqipëri. Në momentin qe ne rregjistrojme martesen ne Shqiperi une dua të ndryshoj mbiemrin tim dhe te mbaj mbiemrin e bashkëshortit).Cfare dokumentash duhet te dorezojme per te bere kete proces? Ju faleminderit!

Qytetari: S.B.
Data: 23 Nëntor 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Ju duhet te beni regjistrimin e marteses ne regjistrin e gjendjes civile ne Shqiperi. Aplikimi behet online permes portalit E-Albania (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9768 ). Dokumentat qe kerkohen per aplikim jane si me poshte:
    – Certifikata e martesës, lëshuar nga autoritetet e huaja (e legalizuar ose pajisur me vulë apostile)
    – Përkthimi i certifikatës së martesës, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile
    – Pasaportë e te dy bashkëshortëve
    Duhet te mbani parasysh se akti i marteses qe eshte mbajtur ne shtetin e huaj do regjistrohet me te dhenat qe ai permban dhe persakohe ju nuk e keni ndryshuar mbiemrin ne ate akt martese, nuk mund ta ndryshoni as ne Shqiperi. Faleminderit!

Lini një Përgjigje