Ndryshim mbiemri

Pershendentje!

Ju lutem me ndihmoni me informacion, ne qofte se une dua te ndryshoj mbiemrin, te marr mbiemrin e burrit  (jam e martuar prej 9 vitesh), si duhet te veproj? A mund te aplikoj online dhe cfare dokumentash nevojiten?

Faleminderit.


Qytetari: J. G. Data: 12 February , 2021, Kategoria: Gjendja civile.

2 responses to “Ndryshim mbiemri”

  1. Pershendetje,

    Ligji per gjendjen civile parashikon dy raste te ndryshimit te mbiemrit:
    1) per arsyet e parashikuara nga Kodi i Familjes, ne rastin tuaj martesa dhe;
    2) kur kerkohet nga vete personi.

    Cdo person ka te drejte te kerkoje ndryshimin e mbiemrit te tij, vetem nje here, por kur ka arsye papershtatshmerie, pra kur behet fjale per mbiemra fyes, racist, qesharak, etj., qe nuk eshte rasti juaj. Ne rastin tuaj regjistrimi duhet te ishte bere qe ne momentin e regjistrimit te marteses prane gjendjes civile.
    Megjithate, ju mund te beni nje kerkese per ndryshim mbiemri, mbeshtetur ne nenin 57/1 dhe 57/2 (ketu gjeni listen e dokumentacionit te nevojshem) te ligjit per gjendjen civile (te perditesuar), duke kerkuar ndryshimin e mbiemrit per shkak se doni te mbani mbiemrin e bashkeshortit.

    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Faleminderit,

  2. Përshëndetje! Neni 57 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për Gjendjen Civile” ( përditësuar), përcakton:
    “1. Mbiemri mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme: a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes; b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji.”
    Neni 51 i Kodit të Familjes, parashikon se: “ Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet. Mbiemri regjistrohet në regjistrin e martesave.”
    Sa më sipër ju referoni, nëse me lidhjen e martesës keni mbajtur mbiemrin tuaj, vleresoj se nuk mund të ndryshoni mbiemrin, pasi zgjedhja e mbiemrit bëhet në momentin e lidhjes së martesës. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet