Pershendetje,
Kam qene e martuar me shtetas te huaj. Para 2 muajve jemi divorcuar jashte shtetit. Tani dua te di sesi mund ta ndryshoje statusin nga ‘e martuar’ ne ‘divorcuar’. Ka mundesi nepermjet ambasades apo duhet patjeter te paraqitem ne zyrat e gjendjes civile? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje
Vendimi i zgjidhjes se marteses duhet te kete shenimin qe ka marre forme te prere, te jete i pajisur me Apostille dhe me pas duhet te behet njohja e tij prane Gjykates se Apelit ne Shqiperi. Pas kesaj, vendimi i njohjes i kalon Gjendjes Civile ne Shqiperi per te bere regjistrimin e zgjidhjes se marteses dhe ndryshimet perkatese te statusit tuaj civil. Faleminderit