Ndryshim I mbiemrit

A ndryshohet mbiemri in

Qytetari: K.B.
Data: 11 Gusht 2023, Kategoria: Gjendja civile

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Neni 57 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për Gjendjen Civile” ( përditësuar), përcakton:
    “1. Mbiemri mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme: a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes; b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji.”
    Cdo person ka te drejte te kerkoje ndryshimin e mbiemrit te tij, vetem nje here, por kur ka arsye papershtatshmerie, pra kur behet fjale per mbiemra fyes, racist, qesharak, etj.,
    Neni 51 i Kodit të Familjes, parashikon se: “ Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet. Mbiemri regjistrohet në regjistrin e martesave.”
    Kerkesa paraqitet prane nenpunesit tye gjendjes civile.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje