Ndryshim i emrit

Pershendetje,

une dua te ndryshoj emrin duke vendosur nje emer te ri ose duke mbajtur emrin qe kam , por duke shtuar edhe nje emer tjeter, pra emer i ri + emer egzistues, te dy bashke me hapesire, pra te kem dy emra.

A e kam kete te drejte ta bej kete ndryshim? Arsyeja e ndryshimit eshte mos shqiptimi i lehte i emrit qe kam nga shtetasit e huaj. Theksoi qe as kam e as kam pasur ndonjehere probleme ligjore, jam i paster. Thjesht dua te vendos nje emer te ri.

A ka baze ligjore per ta bere kete ndryshim, cfare procedure duhet te ndjek? Faleminderit!


Qytetari: S. R. Data: 18 May , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshim i emrit”

  1. 1

    Pershendetje,

    Cdo person ka te drejte te ndryshoje emrin vetem nje here, gjate vitit te pare pasi ka mbushur moshen madhore. Kërkesa duhet të përmbajë arsyen e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Me pare kushtet per ndryshimin e emrit kane qene me te lehta dhe personat lejoheshin ta ndryshonin jo vetem me mbushjen e moshes madhore, por pas ndryshimeve te ligjit 10129/2009 per gjendjen civile, tashme eshte kufizuar.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet