Ndryshim emrit dhe mbiemrit

Pershendetje,

Dua të ndryshoj emrin tim dhe të vendos atë të pagëzimit. Dua gjithashtu të ndryshoj edhe mbiemrin duke marr atë të mamit. Nuk kam ndonje ndjekje penale dhe as nuk kam probleme ne Shqiperi apo Europe.  Cfare procedure duhet te ndjek?


Qytetari: A. L. Data: 20 January , 2021, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshim emrit dhe mbiemrit”

  1. 1

    Pershendetje,
    Referuar neneve 57 e ne vijim te ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per Gjendjen Civile”, kërkesa për ndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie. Mbiemri mund të ndryshojë edhe ne rastet e parashikuara nga Kodi i Familjes (sic eshte rasti i marteses, etj).
    Emri mund te ndryshoje brenda 1 viti nga mbushja e moshës madhore, vetëm një herë, per shkaqe papershtatshmerie si dhe ne rastet e “emrit te perkohshem”, gjithashtu dhe sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes, në rastin e birësimit.
    Legjislacioni shqiptar nuk ka hapsire per ndryshimin e emrit dhe mbiemrit, pervec rasteve te parashikuara me siper, si dhe mundesise per korrigjimin e tyre per shkak te gabimeve materiale gjatë transkriptimit të akteve të gjendjes civile. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet