Ndryshim apo korrigjim emri

Pershendetje. Dua te bej nje korrigjim emri te femijes se sapolindur. Me duhet ti shtoj dhe emrin e pagezimit ose ti korrigjoj emrin aktual duke e zevendesuar me emrin e pagezimit. Si veprohet ju lutem?


Qytetari: F. D. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndryshim apo korrigjim emri”

  1. Pershendetje,

    Ne nenin 57 te ligjit per “Per Gjendjen Civile”, parashikohen rastet e ndryshimit te emrit/mbiemrit. Sipas kesaj dispozite te ligjit, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane taksative:
    1) papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emrave te papapershtatshem); dhe 2)korrigjimi i gabimeve.
    Shtimi i nje emri te dyte nuk parashikohet si mundesi ne legjislacionin tone. Edhe nese do e konsideronim shtimin e nje emri te dyte si ndryshim i emrit ekzistues, serish nuk mund te argumentohet se ky ndryshim lidhet me papershtatshmeri apo korrigjim gabimi.
    Pra, vleresojme se kerkesa juaj per ndryshim emri nuk ploteson kriteret ligjore per t’u pranuar.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet