Ndryshim emri ose mbiemri

Pershendetje ! Jam i interesuar per te ndryshuar emrin, kam shkuar per informacion ne gjendjen civile dhe me thane qe nuk mund ta ndryshosh duhet te shkosh ne gjykate. Doja me shume informacion ne qofte se mundem qe te ndryshoj emrin? Faleminderit,


Qytetari: e. b. Data: 21 September , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshim emri ose mbiemri”

  1. Pershendetje,

    Kerkesa per ndryshimin e emrit behet nga vete personi personalisht dhe paraqitet nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa per ndryshimin e emrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.
    Nese nuk ndodheni ne kushtet e papershtatshmerise se emrit atehere vleresojme se ZGJC eshte ne kushtet kur nuk duhet te pranoje kerkesen tuaj por ju mund ti drejtoheni gjykates per te vendosur ne lidhje me kerkesen tuaj per ndryshim emri.

    Kërkesa prane ZGJC duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo
    mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Nuk lejohet ndryshimi i emrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile.

    Rastet kur ndalohet ndryshimi i emrit dhe mbiemrit
    Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet