Ndryshim emri dhe mbiemri te te gjithe familjes

Miredita,

Pyetja ime eshte nese eshte e mundur qe nje familje te ndryshoje totalisht emer dhe mbiemer, pra te marre emer dhe mbiemer te ndryshem nga emrat origjinal perkates? …..a eshte kjo e lejuar apo e ndaluar nga ligji? Faleminderit,


Qytetari: M. S. Data: 5 August , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshim emri dhe mbiemri te te gjithe familjes”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ndryshimi i emrit/mbiemrit behet nga vete personi personalisht dhe kur ka shkaqe papershtatshmerie. Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit/mbiemrit dhe emrin/mbiemrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Kërkesa për ndryshimin e emrit/ mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.

    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Nuk lejohet ndryshimi i mbiemrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile. Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet