Ndryshim emri

Pershendetje!Jam interesuar ne zyrat e gjendjes per ndryshim emri,por me thone qe nuk ka baze ligjore
Si veprohet me ane te gjykates per te ndryshuar emrin?

Qytetari: Z.H.
Data: 22 Shtator 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Me ndryshimet qe ka pesuar ligji nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per gjendjen civile”, emri dhe mbiemri mund te ndryshohen vetem nje here, brenda nje viti nga mbushja e moshesh madhore, mbi bazen e kerkeses se personit vetem per shkaqe papershtatshmerie. Keshilli i Minisstrave ka percaktuar nje liste emrash dhe mbiemrash qe konsiderohen si te papershtatshem. Kërkuesi në këtë rast paraqet kërkesën në Zyrën e Gjëndjes Civile ku figuron i regjistruar, në të cilën duhet të shënojë shkaqet për ndërrim emri ose mbiemri, emri ose mbiemri i ri që ka zgjedhur. Dokumentat për ndërrim emri/mbiemri jane kerkesa, vërtetim nga prokuroria qe nuk je ne ndjekje penale, vërtetim nga gjykata qe ndaj jush nuk ka nje proces penal aktualisht, certifikatë lindje me foto, vertetim qe nuk keni probleme ne shtetet e huaja, si edhe taksa për këtë shërbim është 1000 lekë. Kjo taksë paguhet në zyrën e gjendjes civile. Sipas këtij ligji kerkese për ndryshimin e emrit/mbiemrit i paraqitet përgjegjësit të zyrës së gjendjes civile, ku kërkuesi ka vendbanimin. Përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile formon fashikullin e kërkesës me dokumentet përkatëse dhe, pasi ka verifikuar nëse ka shënime të mëparshme në regjistrin e gjendjes civile, brenda 60 ditëve, e përcjell fashikullin pranë prefektit të qarkut, nën juridiksionin e të cilit ndodhet zyra e gjendjes civile, së bashku me mendimin e tij lidhur me plotësimin e dokumentacionit dhe verifikimin paraprak të arsyeve të kërkesës së paraqitur. Prefekti kur çmon se janë përmbushur kushtet dhe procedurat, sipas këtij ligji, urdhëron afishimin e shpalljes të kërkesës në zyrën e gjendjes civile ku është paraqitur kërkesa, pranë vendbanimin të kërkuesit, si dhe në dy prej gazetave për një periudhe prej 15 ditësh, si dhe/ose në Fletoren Zyrtare.

    KALIMI I AFATIT 1 VJEÇAR NGA MBUSHJA E MOSHES MADHORE (18 VJEC) DHE MOS PASJA E NJE EMRI/MBIEMRI TE PAPERSHTATSHEM PERBEN SHKAK PER MOSPRANIMIN E KERKESES.

    Ne pergjigje te pyetjes tuaj, ju nuk mund te ndryshoni emrin me vendim gjykate. Ndryshimi i emrit behet sipas procedures se sipercituar, vetem ne rast se plotesohen kushtet.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje