Kam deshire te ndryshoj nje germe ne emrin tim, e cila do te jete per here te pare ne jete. Sipas nje postimi te meparshem ne kete platform lexoj qe duke i u referuar Nenit 57/1, pika 3, të Ligjit Nr.130/2013, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.10129, date 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, të ndryshuar, kërkesa përndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie. Kam dy pyetje te cilat po ua parashtoj me poshte:
1. Sipas ligjit cilat shkaqe vleresohen si shkaqe papershtashmerie per ndyshimin e emrit?
2. Ne nje postim te meparshem ne kete platforme jepet lista e dokumentave qe nevojiten per ndryshim emri si me poshte:
Dokumentat për ndërrim emri, or mbiemri ose te dyja :
*kërkesë
*vërtetim nga prokuroria
* vërtetim nga gjykata
* çertifikatë lindje me foto
– Cfare lloji vertetimi nevojitet nga prokuroria? Cili eshte emertimi specifik i ketij vertetimi?
– Cfare lloji vertetimi nevojitet nga gjykata? Cili eshte emertimi specific i ketij verterimi?
Faleminderit!
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Shkaqe papershtatshmerie konsiderohen ato kur emri ka permbajtje te papershtatshme ne baze te kuptimit te gjuhes shqipe. Te tille mund te konsiderohen emrat fyes, diskriminues, etj..