Ndryshim Emer/Mbiemer i te gjithe anetareve te familjes

Pyetja ime ishte, a eshte ligjerisht e mundur qe nje familje me 5 persona te ndryshoje totalisht emrat dhe mbiemrat dhe t’i bejne shume te ngjashem me trungun familjar te nje tjeter familje? Kjo per motive qe mund te lidhen me marrjen e shperblimit per shpronesim terreni (toke buqesore). Pra, duke marre identitetin e tyre per firmosje, legalizim o shitje… Dua te di nese kjo gje eshte ligjerisht e mundur te ndodhe brenda te njejtes komune? dhe dy trungjet familjar ai ekzistent dhe ai i ri te hyne ne konflikt me njeri tjetrin? Faleminderit,


Qytetari: M. S. Data: 6 August , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ndryshim Emer/Mbiemer i te gjithe anetareve te familjes”

  1. 1

    Pershendetje. Rasti qe ju pershkruani nuk mund te ndodhe ne baze te dispozitave aktuale te ligjit per gjendjen civile. Nese ndryshimi ka ndodhur me pare, kjo varet nga periudha perkatese. Ligji aktual ka kushte dhe kufizime lidhur me ndryshimin e emrit dhe mbiemrit. Mund te behet vetem nje here, kur personi mbush 18 vjec, ose kur ka raste papershtatshmerie. Rastet e papershtatshmerise jane kur eshte nje nga emrat e percaktuar ne listen perkatese te emrave te papershtatshem.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet