Ndjekja e shkolles ne kushtet e arrestit ne shtepi

Pershendetje,

Per shkak te COVID-19 ne baze te aktit normativ nr. 7/2020 ndodhem ne arrest shtepie prej 5 muajsh dhe e kam ndjekur mesimin online. Doja te dija nese ka ndonje leje te posacme apo ndonje zgjidhje qe une te ndjek studimet tani qe u hapen universitetet? Tani eshte sezoni i provimeve. Ju lutem nje pergjigje. Faleminderit,


Qytetari: L. D. Data: 29 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndjekja e shkolles ne kushtet e arrestit ne shtepi”

  1. 1

    Pershendetje. Qendrimi juaj ne shtepi eshte lejuar per shkak te situates se vecante qe po kalon vendi per shkak te pandemise me qellim ndalimin e perhapjes se infeksioneve dhe nuk eshte nje situate qe rregullohet nga ana e dispozitave proceduriale penale. Persa kohe ju jeni i denuar, derisa ju te perfundoni vuajtjen e denimit, apo denimi juaj te zevendesohet me nje denim alterantiv, ju nuk mund t’i shkelni kushtet e lejes se miratuar ne baze te aktit normativ 7/2020 dhe as te kerkoni leje te posacme per te dale.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet