Ndihme ligjore

Pershendetje,

Kam pyetjet e meposhtme ne lidhje me proceduren gjyqesore administrative:
Ne Mars te vitit 2020 bej ankim ndaj vendimit te Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Tirane. Deri me sot nuk ka ardhur akoma vendimi per pranimin e ankimit. Por dhe ne Gjykaten Administrative te Apelit nuk ka shkuar. Ndihme nga ju: me ndryshimet e vitit 2017, a duhet te me njoftohet pranimi i ankimit? Sa eshte afati kohor per pranimin e ankimit? Nese vertetohet vonese tej afateve ligjore, a ka konsumuar gjyqtari vepren penale te shperdorimit te detyres? Ju lutem nje pergjigje shteruese mbi tri pyetjet. Ju faleminderit!


Qytetari: T. H. Data: 14 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihme ligjore”

  1. Pershendetje. Pas depozitimit te ankimit ne sekretarine e gjykates administrative te shkalles se pare, njoftohen palet e tjera pjesemarrese ne proces lidhur me ankimin dhe ato brenda pese diteve kane te drejte te paraqesin kunderankim. Me tej dosja plotesohet nga sekretaria dhe percillet prane Gjykates se Apelit Administrativ. Per kete procedure hartuesi i ankimit nuk njoftohet nga gjykata, pasi trupi gjykues do te shprehet per ankimin ne momentin qe do te caktohet shorti perkates. Ju duhet te interesoheni prane Gjykates Administrative te Apelit nese dosja juaj ben pjese te “Lista e ceshtjeve te ardhura”, ne faqen http://www.gjykataadministrativeeapelit.al/
    Nese nga te dhenat e sistemit rezulton se ceshtja nuk eshte regjistruar, atehere duhet te pyesni prane sekretarise se gjykates se shkalles se pare, zyra qe trajton ankimet, se perse dosja nuk eshte percjelle ende ne Apel. Prane tyre mund te merrni dhe numrin e dosjes dhe daten e dergimit, nese ka ndodhur, per ta pasur me te lehte gjurmimin e dosjes tuaj.
    Per t’ju sqaruar, pranimi i ankimit nuk do te thote pranimi i ankimit per shqyrtim, por do te thote qe gjykata e Apelit e ka shqyrtuar ceshtjen dhe ka pranuar ankimin tuaj, duke vendosur ndryshimin e vendimit te shkalles se pare. Kjo ndodh pas gjykimit ne Apel.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet