Punesim nepermjet Zyres se Punes

Pershendetje

Kam tre vite qe jam e regjistruar ne zyren e punes si punekerkuese e papune. Jam e martuar, kam dy femije dhe burrin pa pune. Specialistet e punesimit me thone se ne kemi te drejte te punesojme vetem ne sektorin privat ndersa ne shtet jo.

A eshte e mbeshtetur ne ligj qe zyra e punes te punesoje vetem ne privat?  Ka tre vjet qe zyra e punes nuk po me puneson. A mund te kerkoj ne gjykate  me vendim gjyqesor punesimin tim? Une jam me arsim te larte, me diplome “bachelor”, nderkohe qe ne institucione shteterore jane punesuar persona qe nuk kishin arsimin tim. Faleminderit


Qytetari: A. A. Data: 11 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Punesim nepermjet Zyres se Punes”

  1. Përshëndetje,

    Zyra e Punësimit jep shërbime punësimi (këshillim për punë e profesion, ndërmjetësim në vendet e lira të punës), formim profesional falas në qendrat publike të formimit profesional, si dhe pjesëmarrje në programet aktive të nxitjes së punësimit. Gjithashtu punëkërkuesi i papunë i regjistruar në zyrat e punësimit mund të përfitojë të ardhura nga papunësia bazuar në kriteret përkatëse të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
    Regjistrimi në zyrën e punësimit mund të sjellë përfitime nga shërbime të tjera publike si karta e shëndetit, ndihma ekonomike etj. Qellimi kryesor i Zyrave te Punes eshte ndermjetesimi midis punekerkuesit dhe punedhenesit te sektorit privat. Kjo eshte nje platforme per pergatitjen dhe formimin sa me te mire pergjithesisht ne fushen profesionale.

    Ne lidhje me pretendimin tuaj, ne menyre qe ju te punesoheni ne sektorin publik duhet te beheni pjese e konkurseve, pasi keni plotesuar kriteret qe departamenti i administrates publike shpall here pas here, ne varesi te pozicioneve dhe kategorive specifike te punes. Edhe punesimi jashte departamentit te adminstrates publike, por gjithsesi ne sektorin publik, (psh. punesimi ne njesite e qeverisjes vendore), kerkon qe ju vete te aplikoni pasi eshte shpallur pozicioni vakant, ne perputhje me kriteret e percaktuara dhe me dorezimin e dokumentacionit perkates.

    Gjykata nuk mund te detyroje institucionet shteterore t’ju punesojne juve. Ju keshilloj te beheni pjese e konkurseve per pozicionet vakante te punes te shpallura ne administraten shteterore.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet