Ndihme

Ne familjen tone kemi nje problem.
Nusja nuk shkon mire me burrin qe eshte emigrant dhe bertet e ulert me sa ka ne koke sado qe i themi te lutem fol qete. Atehere bertet akoma me shume . Dhe inatin qe ka ua nxjer femijeve te vegjel te cilet e vuajn me shume. Nga njera ane sdo te iki nga shpia jone dhe nga ana tjeter spo e durojme dot brenda shtepis. Si veprohet ne te tilla raste se spo dime ti japim rrugezgjidhje


Qytetari: X. S. Data: 9 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihme”

  1. Pershendetje!

    Nga sa ju arysetoni, sjellja e personit ne fjale, permban elemente te dhunes ne familje, ne kuptim te Ligjit Nr.9669, date 18.12.2006 “Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare” por edhe ne kuptim te ligjit 18/2017 “Per te drejtat dhe mbrojtjen e femijes”. Ne kuptim te Ligjit Nr.9669, date 18.12.2006 “Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare”, “Dhune ne familje” eshte çdo akt dhune i ushtruar midis personave që janë apo kanë qenë në marrëdhënie familjare, qe sjell si pasoje cenim te integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social, ekonomik. Eshte e qarte qe sjelljen e personit ne fjale, poe e vuajne psikologjikisht femijet dhe ju vete.

    Ne kushtet qe ju ndodheni mund te kerkoni Urdher Mbrojtjeje, duke iu drejtuar me ane te nje kerkese postes se policise me te afert (te zones ku banon ose ndodhet), njesise perkatese vendore (komune, bashki), qendres shendetesore te zones ku banon apo ndodhet ose me kerkese-padi gjykates se rrethit te vendbanimit, vendndodhjes se saj ose te dhunuesit/es, per te marre masat e nevojshme.

    Kerkesa per urdherin e mbrojties duhet te jete e bazuar ne prova si deshmi, raporte te policise, raport mjekesor, akt-ekspertimi, ekzaminime dhe shpjegime/pohime te paleve, dokumente te tjera te leshuara nga punonjesit e zyres se sherbimeve sociale prane njesive vendore, dokumente te leshuara nga persona juridike (OJF).

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet