Ndihme si duhet te veproj?

Pershendetje,

Punoj ne maternitet me detyre infermiere “mami” prej 5 vjetesh. Kontrata ime e punes eshte qe te punoj me 3 turne. Pasi kalova disa probleme shendetesore pas lindjes se dyte dhe m’u desh te kryeja kontrolle shendetesore, mjeket konstatuan nje problem shendetesor kardiak timin, ku pas diagnozes dhe mjekimit qe vazhdoj te marr, komisioni mjeko-ligjor KML vendosi qe: te mos bej pune te sforcuar, qendrime te gjata ne kembe dhe evitimi i turneve te nates.

Pasi paraqes raportin ne institucionin ku punoj me thuhet qe nuk kemi pozicione te lira pune, pa turne nate, duke me detyruar ne heshtje qe ose vazhdo te punosh me 3 turne ose largohu. (Nderkohe qe ne institucion ka reparte te cilat punojne vetem me 1 turn).
Ju lutem me ndihmoni, si duhet te veproj ne rastin kur nuk duan te me gjejne nje pozicion pa turn nate? A duhet te paraqitem ne pune turni i nates ne kundershtim me raportin mjekesor? Faleminderit,


Qytetari: M. S. Data: 15 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihme si duhet te veproj?”

  1. 1

    Pershendetje. Pavaresisht se ndryshimi i kushteve te kontrates se punes nuk mund te behet ne menyre te njeanshme, por vetem me dakordesi te te dy paleve, ne rastin konkret ju keni nje shkak ligjor per te kerkuar ndryshimin e kushteve te punes. Neni 101 i Kodit te Punes e ka te rregulluar ne menyre te shprehur ndalimin e punes se nates per punemarrsit te cilet kane nje raport mjekesor. Ne do t’ju keshillonim qe ju te paraqisni nje kerkese me shkrim drejtuar zyres kommpetente per burimet njerezore ne vendin tuaj te punes, duke i bashkengjitur edhe nje kopje te raportit. Nese kjo kerkese ju refuzohet, atehre ju duhet te beni nje ankim prane Ministrise se Shendetesise.
    Ne vijim gjeni permbajtjen e nenit 101 qe ta beni pjese te kerkeses tuaj.

    PUNA E NATËS, Neni 101
    Ndalohet të punojnë në punën e natës punëmarrësit nën moshën 18 vjeç dhe ata të deklaruar invalidë mbi bazën e raportit mjekësor sipas ligjit për sigurimet shoqërore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet