Ndihme rreth lejes se vecante per te burgosurit gjate periudhes se COVID-19

Jam i interesuar per vellain tim, i cili eshte nje i denuar qe po vuan denimin e tij ne I.E.V.P FIER. Si shume bashkevuajtes dhe perfitues te lejes se miratuar nga shteti per lirim deri ne 3 muaj prej covid 19,  vellait tim nuk i eshte konfirmuar.  Hera e dyte qe kam derguar kerkesat neper instucionet shteterore. Vellai im eshte nje njeri qe ka perfituar nga sjellja e mire dhe qe s’ka asnje ŕaport sherbimi ne asnje dite burgu. Ai ka dal dhe me leje te zakonshme 5 ditore qe e perfiton. Tani per kete leje 3 mujore nuk jepet nje zgjidhje ose te pakten te me jepet nje arsye konkrete qe pse nuk konfirmohet…. Cfare parashikon ligji per kete rast? Cfare duhet te bej? Ku duhet te drejtohem per kete ceshtje?

Faleminderit,


Qytetari: F. M. Data: 28 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihme rreth lejes se vecante per te burgosurit gjate periudhes se COVID-19”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne Aktin Normativ nr.7, date 23.03.2020 “Per qëndrimin e perkohshem ne shtepi te te denuarve”, përcaktohen kriteret per perfitimin e lejes se vecante si dhe ne nenin 5 te tij parashikohen kriteret ndaluese për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Ne baze te ketyre percaktimeve ligjore, si dhe rrethanave te tjera ne teresi merret vendimi nga Komisioni i Posacem i IEVP-se.

    Në rast se një të dënuari, i cili plotëson kriteret për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi, i është refuzuar miratimi i kësaj lejeje të veçantë nga Komisioni i IEVP-së, i dënuari ose përfaqësuesi ligjor i tij mund të paraqesë ankim pranë Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e marrjes së vendimit.
    Ne rast se edhe vendimi i Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Ankimeve për refuzimin e ankimit të të dënuarit ju duket i padrejte, atehere Ju mund t’i drejtoheni Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

    Me poshte po ju dergoj linkun ku mund te konsultoheni me ne detaje me percaktimet e aktit normativ: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2020/03/Akt-normativ-nr.-7-dt.-23.03.2020-P%C3%ABr-q%C3%ABndrimin-e-p%C3%ABrkohsh%C3%ABm-n%C3%AB-sht%C3%ABpi-t%C3%AB-t%C3%AB-d%C3%ABnuarve_compressed.pdf

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet