Ndihme per vazhdim procesi pas kallzimit ne polici

Pershendetje,

Kam bere nje kallzim penal ne polici para 20 ditesh dhe atje me thane se do ta nisim ceshtjen ne prokurori. Por nuk me dhane me shume shpjegime. Doja te konsultohesha me nje avokat. Nuk e di ne qofte se mund te me ndihmoni sesi duhet te veproj? Cfare rruge duhet te ndjek? Faleminderit,


Qytetari: O. M. Data: 5 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihme per vazhdim procesi pas kallzimit ne polici”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ju mund te kerkoni informacion prane Prokurorise se Rrethit ku ka kaluar ceshtja. Prokuroria do te kryeje hetimet e nevojshme ne lidhje me kallezimin tuaj dhe do te vleresoje nese duhet te filloje ndjekja penale ose jo. Per kete vendim te prokurorit ju do te njoftoheni. Kallzuesi ose ankuesi ka të drejtë të ankohet në gjykatë brenda 10 ditevë nga njoftimi i vendimit. Nëse gjykata e refuzon ankimin ata kanë të drejtë që brenda 10 ditëve të ankohen në gjykatën e Apelit.

    Gjate hetimit, ju mund te thirreni per te deshmuar ne prokurori per sqarimin e metejshem te rrethanave te faktit penal qe keni kallezuar. Hetimet mund te zgjasin nga 3 muaj deri max ne 2 vjet, kjo ne varesi te natyres se ceshtjes.

    Në cilat raste i dëmtuari mund të ankohet direkte në gjykatë?
    Në nenin 59 të Kodit të Procedurës Penale që titullohet “viktima akuzues” parashikohen disa vepra penale që viktima ka të drejtë të paraqesë kërkesën në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit. Si vepra të tilla në ligje përmenden: rrahja, dhe çdo vepër tjetër dhune, plagosja e rëndë nga pakujdesia, plagosja e lehtë nga pakujdesia, dhunimi i banesës, fyerja, ndërhyrja e padrejtë në jetën private etj.

    Per me shume informacion dhe sqarime ne lidhje me rastin tuaj konkret, ju mund te telefononi falas ne nr jeshil 0800 10 10, cdo dite nga e hena ne te premte, ora 10.00-14.00. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet