Ndihme per procesin gjyqesor ne apel

Kerkoj ndihmen tuaj pasi jam ne kushte te veshtira ekonomike, nuk kam as pune e as shtepi ……Me date 4 shkurt 2021 kam gjyq ne Gjykaten e Apelit. Si mund te me ndihmoni me nje avokat?  Faleminderit,


Qytetari: E. M. Data: 27 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihme per procesin gjyqesor ne apel”

  1. Pershendetje,

    Nisur nga situata qe parashtroni ne pyetjen tuaj, vleresoj se ju mund te perfitoni ndihme ligjore falas (avokat falas). Ne vijim po ju parashtroj shkurtimisht se cfare parashikon ligji, si dhe procedurat qe duhet te ndiqni per te perfituar kete sherbim falas.

    Ne baze te ligjit nr. 111/2017 “Per Ndihmen Ligjore Falas te Garantuar nga Shteti”, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj (sipas nenit 11 dhe 12), ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti.
    Ne faqen e jurisitit online, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) ose (https://ndihmajuridike.gov.al/index.php/dytesore/), mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas (kategorite e vecanta ose personat me te ardhura te pamjaftueshme)

    Per te perfituar ndihme juridike dytesore (avokat falas), duhet t’i drejtoheni Gjykates e cila po trajton ceshtjen tuaj. Ne gjykate duhet te paraqesni formularin e plotesuar per kerkese per ndihme juridike dytesore dhe formularin per kategorite e vecanta ose formularin e vetedeklarimit te te ardhurave dhe pasurive. Se bashku me fomularet perkates te plotesuar, duhet te depozitoni dhe dokumentat e tjere mbeshtetes dhe me pas gjykata merr vendim ne lidhje me kerkesen tuaj per ndihme juridike dytesore. Ne zbatim te vendimit te gjykates ju caktohet avokati, i cili do t’ju ndihmoje ne hartimin e akteve dhe duke ju perfaqesuar perpara gjykates per zgjidhjen e marteses.

    Per me shume informacion, si dhe per t’ju asistuar ne plotesimin e formulareve, ju mund te drejtoheni prane Qendrave te Ndihmes Ligjore/Klinikave Ligjore ose te telefononi ne numrin e gjelber falas 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet