Ndihma e ofruar per familjet ne nevoje

Si mund te perfitoje ndonje ndihme ne kete situate? Jemi familje ne nevoje, 4 veta pa pune. Ju lutem me thoni ku te drejtohem.


Qytetari: e. h. Data: 21 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Ndihma e ofruar per familjet ne nevoje”

  1. Pershendetje,

    Ne rast se jeni familje ne nevoje dhe trajtoheni me ndihme ekonomike ose pagese papunesie, atehere ne baze te paketave te ndihmes financiare te miratuara nga qeveria, perfitoni nje pagese shtese sa dyfishi i pageses se ndihmes ekonomike ose asaj te papunesise. Ne te gjitha rastet (edhe nese perfitoni ndonjeren nga keto pagesa) mund t’i drejtoheni njesise administrative/bashkise ku banoni per te kerkuar mbeshtetetje me ndihme ushqimore. Faleminderit,

  2. 1

    Pershendetje,

    Si familje ne nevoje, ne kushtet e epidemise se shkaktuar nga COVID-19, Ju mund te perfitoni pako ushqimore dhe jo ushqimore falas, si dhe marrjen ne banese te barnave te rimbursueshme. Lutem kontaktoni me Drejtorine e Sherbimeve Sociale ose perfaqesuesit e njesise administrative/bashkise ku banoni. Cdo bashki ne faqen e saj zyrtare ne internet apo ne rrjetet sociale ka vene ne dispozicion numrat e kontaktit ku mund te telefonojne qytetaret ne lidhje me cdo shqetesim apo nevoje qe kane.

    Nisur nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, ju bejme me dije se si familje ne nevoje, ju mund te aplikoni edhe per perfitimin e ndihmes ekonomike. Aplikimi behet nga dt 1-10 e cdo muaji. Per shkak te situates se pandemise, aplikimet gjate kesaj periudhe pranohen nga administratoret shoqerore te njesive administrative ne forme elektronike ose postare. Ne faqen zyrtare te Sherbimit Social Shteteror ne web http://www.sherbimisocial.gov.al/formulari-i-aplikimit-per-perfitimin-e-ndihmes-ekonomike/ mund te gjeni formularin e aplkimit per ndihme ekonomike, si dhe kontaktet e te gjithe administratoreve shoqeror ne Shqiperi.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet