Ndihme per individet ne nevoje dhe me probleme shendetesore

Pershendetje,

Jam ne kushte shume te veshtira ekonomike. Nuk kam leke as per blere ushqime per t’u ushqyer.  Jam e semure pasi vuaj nga kanceri ne gji dhe nuk kam as leke per t’u operuar, madje as per te blere qetesues per dhimbjet. Ju lutem me ndihmoni se cfare mund te bej? Ku mund te drejtohem per te kerkuar ndihme ne lidhje me situaten time? Faleminderit


Qytetari: R. N. Data: 18 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihme per individet ne nevoje dhe me probleme shendetesore”

  1. Pershendetje,

    Ne lidhje me situaten tuaj, shteti ofron disa instrumente, ne menyre qe famijet apo qytetaret ne nevoje te plotesojne nevojat dhe te marrin sherbimet bazike jetike. Ju mund te perfitoni asitence sociale e cila përfshin, por nuk kufizohet në ndihmën ekonomike, pagesat e aftësisë së kufizuar dhe përfitime të tjera, që garantohen nga ligji. Përfituesit e ndihmës ekonomike janë familjet në nevojë,(si ne rastin tuaj) që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme.
    Ju gjithashtu mund te interesoheni prane njesise administrative ku jetoni, per te kerkuar mbeshtetje ekonomike nga njesia vendore, por edhe ne ushqime per te perballuar gjendjen tuaj te veshtire.
    Ne lidhje me semundjen tuaj, ju duhet te konktaktoni me mjekun e familjes ne menyre periodike per te monitoruar gjendjen tuaj shendetesore, me pas ai duhet t’ju rekomandoje te specialisti Onkolog.

    Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, per rezervimet e vizitave nga ana e pacientëve, për shërbimin e konsultave ambulatore të sëmundjeve të brendshme, kirurgjikale dhe onkologjike ka vendosur ne dispozicion:
    1.Linjës së gjelbër falas (nga numrat fiks): 0800 28 28 (nga e hëna në të premte, në orarin 08-16.00);
    2.Nëpërmjet numrit të dedikuar të vendosur pranë shërbimit Onkologjik (nga numrat celularë): + 355 42 34 92 52 (nga e hëna në të premte, në orarin 08-16.00);
    3.Nëpërmjet platformës elektronike në adresën: http://www.qsut.gov.al, në rubrikën “Rezervo konsultën ambulatore”;
    4. Rezervimit direkt pranë Zyrës së Informacionit në Spitalit Onkologjik, një strukturë e dedikuar për këtë qëllim.

    Shërbimi Onkologjik pranë QSUT ofron shërbime të konsultave apo trajtime cdo ditë. Në lidhje me ekzaminimet shtesë që i nevojiten pacientëve, janë mjekët specialistë të shërbimit Onkologjik, që përcaktojnë zbatimin e protokollit mjekësor, duke u bazuar në gjendjen klinike të pacientit. Që do të thotë se në rastet kur mjeku e konsideron situatën urgjente, ai vendos shënimin “URGJENT” dhe ekzaminimet e mëtejshme, qofshin këto vizita, eko apo edhe shtrime, kryhen edhe brenda të njëjtës ditës, por gjithmonë mbi bazën e rekomandimit të mjekut.

    Sistemi shendetesor ju ofron edhe rimbursimin e ilaceve dhe medikamente mjekesore ne varesi te llojeve dhe rastit tuaj specifik.

    Gjithashtu ekziston edhe shërbimi i kujdesit paliativ qe ofrohen nga Qendra e Shërbimit Onkologjik në banesen e te semurit nepermjet vizitave dhe monitorimit peridik.

    Po ashtu ju mund te interesoheni per te kerkuar asistence edhe nga organizatat jo fitimprurëse si “Shoqata Ryder Albania”, e cila operon në qytetin e Tiranës dhe Durrësit, Shoqata “Kujdesi Shëndetësor Familjar” ose Mary Poter që operon në qytetin e Korçës, dhe “Karitasi Shqiptar” që operon në qytetin e Elbasanit, Shkodrës dhe Lezhës.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet