Pershendetje,
Rasti lidhet me nje familje ne qytetin X, e cila jeton me qira ne ambjentet e godines se ish-ndermarrjes se grumbullimit. Gjendja e godines eshte shume e keqe, murret jane te kalbura dhe plot lageshti. Nderkohe qe babai i dy femijeve te mitur (kryefamiljari) vazhdon te zhytet ne borxhe prej 3 vitesh, ndonese te afermit e tij perpiqen ta ndihmojne me sa te mundin.
Kryefamiljari jeton prej 4 vjetesh ne qytetin X, nderkohe qe jetesa se bashku me gruan dhe dy femijet tij te vegjel eshte bere e paperballueshme. Edhe pse per vite me rradhe kerkon ndihmen e Bashkise se qytetit, e vetmja pegjigje kane qene premtimet boshe te pushtetareve lokale. Ne lidhje me situaten, ai i eshte drejtuar per ndihme edhe portalit qeveritar, si dhe personalisht kryeministrit, por deri me tani nuk kane marre asnje pergjigjie. Ju lutem cilat jane disa nga mundesite qe ofron ligji per raste te tilla? Faleminderit,
One Response
Pershendetje,
Se pari, ju informojme se ju keni te drejten per te aplikuar per perfitimin e ndihmes ekonomike. Familjet pa të ardhura dhe me të ardhura të pamjaftueshme, si dhe kategoritë e tjera te percaktuara nga ligji, mund të aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike pranë njësisë vendore ku kanë vendbanimin. Për të përfituar ndihmë ekonomike, kryefamiljari së bashku me bashkëshorten, nga data 1-10 të çdo muaji paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë. Ne momentin e aplikimit duhet te keni me vehte kopjen e kartës së identitetit tuajen dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët çertifikata).
Se dyti, ju bejme me dije se ju mund te aplikoni për të përfituar nga programet e strehimit social qe ofrohen nga bashkia juaj. Nje nga keto programe eshte edhe subvencionimi i qirasë ose banesat sociale me qira (shteti mundeson pagesen e qirase se baneses). Kjo procedure kalon ne dy faza.
Çdo aplikant, i cili kërkon të trajtohet me subvencionimin e qirasë duhet të drejtohet pranë zyrës së urbanistikës në Njësinë Administrative/Lagjen për të plotësuar formularin e strehimit. Ne kete formular deklaroni te dhenat tuaja dhe situaten tuaj social-ekonomike. Familjet që rezultojnë të sukseshme në fazën e parë të aplikimit (pra pasi verifikohet nese plotesoni kushtet ligjore ne baze te te dhenave qe keni vetedeklaruar ne formular), atehere njoftoheni nga Drejtoria e Strehimit ne Bashki per te doezuar dokumentacionin e nevojshem. Njësitë Aministrative/Lagjet sigurojnë dokumentacionin që mbajnë apo përgatisin organet publike në vend, duke përjashtur aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse ju (pra aplikanti) depozitoni deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të, sipas formatit tip (edhe kjo plotesohet ne momention e aplikimit prane njesise administrative/bashkise tuaj).
Per me shume informacion ne lidhje me mundesite e mesiperme dhe sherbimet e tjera sociale qe ofrohen prane vendbanimit tuaj, ju mund te interesoheni prane bashkise/njesise administrative ku ju banoni. Nese keni ndonje pyetje ose paqartesi per sa me siper shpjegohet, jeni te lutur te shkruani serish ne platforme ose te telefononi pa pagese ne numrin jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00. Faleminderit