Ndihme nga shteti per shkak te Covid 19

Pershendetje!

Pyetja ime eshte per situaten e krijuar ne vend nga virusi, si nje person i papune qe nga Janari, a perfitoj ndonje pagese nga shteti per periudhen e pandemise? Nese po , cfare dokumenti duhet dhe si mund ta aplikoj?

Faleminderit


Qytetari: R. K. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihme nga shteti per shkak te Covid 19”

  1. Pershendetje,

    Sipas paketes se ndihmes financiare nr. 2, perfitojne ndihme nga shteti të gjithë individët, të ish-punësuar në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020. Nese ju jeni larguar nga puna ne Janar te ketij viti, atehere ju nuk mund te perfitoni ndihmen financiare ne masen 40.000 leke.

    Nese gjate periudhes korrik 2019- Prill 2020, ju keni aplikuar per ndihme ekonomike (sipas ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”) dhe nuk keni përfituar ndihmë ekonomike dhe, aktualisht, nuk përfitoni as nga fondi 6 për qind akorduar bashkive, atehere ju mund te perfitoni ndihme financiare me shumen prej 16.000 lekesh. Pra, per te perfituar kete ndihme financiare duhet qe gjate periudhes se sipercituar kohore te figuroni ne sistem si aplikues per ndihme ekomomike dhe qe nuk e perfitoni ate.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet