Ndihme ligjore

Pershendetje,

Kam denoncuar ne polici fshatarin tim per prerje te drufrutorve ullinj. Policia me mori deklarate mua dhe me tha qe ky veprim klasifikohet shkaterrim prone. Disa dite me vone i kishin marre deklarate dhe fshatarit tim. Interesohem me vone ne polici dhe prokurori dhe me rezulton se policia nuk i kishte cuar materialet ne prokurori. Dua te di nese punonjesit e policise kane kryer vepren penale te shperdorimit te detyres? A mund te kerkoj shkaktim demi nga mosveprimi i policise se shtetit dhe si mund ta kerkoj?
Ju lutem me thoni sesi mund te veproj.

Faleminderit,


Qytetari: A. L. Data: 12 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihme ligjore”

  1. Pershendetje! Sa ju relatoni,ju rekomandoj qe te beni nje kerkese me shkrim drejtuar Komisariatit te Policise dhe Prokurorise se Rrethit Gjyqesor, ku te kerkoni informacion me shkrim, mbi te gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale qe kane kryer keto organe. Kesaj kerkese t’i bashkangjisni cdo te dhene per ngjarjen si dhe te dhenat tuaja te kontaktit dhe adresen. Pas kerkeses, ne varesi te pergjigjes qe do merrni, besoj se mund te shqyrtohet edhe mundesia e kerkimit te demit qe ju ka ardhur si pasoje e veprimit apo mos veprimit te paligjshem, nga keto institucione apo e personit qe ka demtuar druret. Ne rast se mosveprimi i policise perben shperdorim detyre, duhet hetuar, per te verifikuar nese ky mosveprim ploteson kriteret e Nenit 248 te Kodit Penal. Faleminderit !

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet